Sherifi: Ata e kanë shndërruar betejën për Drenasin, në betejë për PDK-në

Kosova

Sherifi: Ata e kanë shndërruar betejën për Drenasin, në betejë për PDK-në

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 22:08
Bilall Sherifi

Sekretari i NISMA-s për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se kandidatin e tyre Isa Xhemajlajn e kanë thirrur kolegët e shkollës të cilët i kanë thënë se janë kërcënuar se do t’u shkëputet kontrata nëse marrin pjesë në tubimin e NISMA-s.

“Kandidati ynë Isa Xhemajlaj ka thënë se është thirrur nga kolegët e shkollës ku ka punuar se janë kërcënuar se do të ju shkëputet kontrata nëse marrin pjesë në tubimin e NISMA”.

“Ka njerëz që frikësohen, por që nuk është e drejt të ushtrohet presion. Tash jemi duke jetuar në një shtet demokratik dhe le t’i lënë njerëzit e lirë”.

Sherifi ka thënë se Drenasi ka shumë arsye për t’i kthyer shpinën PDK-së pasi ata nuk kanë punuar asgjë në këtë komunë.

“Ata e kanë shndërruar betejën për Drenasin, në betejë për PDK-në. Drenasi ka shumë arsye që të ia kthejë shpinën PDK-së, por po bëhet thirrje që në emër të mospërçarjes të mos ua kthejnë shpinën”.

“Pse ka zbarkuar shteti në Drenas? Ne në fillim kemi thënë se do ta lëmë kandidatin tonë që vetëm ta bëjë fushatën atje. PDK ka parë se e ka humbur Drenasin, jo pse Drenasi nuk i ka dashur por që nuk kanë punuar asgjë në këtë komunë.

“Asnjë kandidat tjetër nuk e ka shansin si e ka kandidati i NISMA, Isa Xhemajlaj në Drenas”, ka përfunduar Sherifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat