Thellohet bashkëpunimi Kosovë – Këshill i Europës

Kosova

Thellohet bashkëpunimi Kosovë – Këshill i Europës

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 18:58
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Valon Murtezaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Valon Murtezaj, ka marrë pjesë në takimin e tretë të grupit punues të Kosovës me Këshillin e Europës të cilin e ka bashkëkryesuar me drejtorin e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Bjoern Berge.

Duke falënderuar KE-në ai theksoi se vizioni i Kosovës është vizioni i paqes, i dialogut, i bashkëpunimit dhe i integrimeve europiane.

Murtezaj tha se “institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për avancimin e kritereve në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e standardeve demokratike”.

Takimi është fokusuar në vendosjen e objektivave të matshme dhe fushave konkrete të  bashkëpunimit gjatë vitit të ardhshëm.

Këshilli i Europës, aktualisht në Kosovës është duke i zhvilluar 13 projekte, nga të cilat tetë janë të bashkëfinancuara me Komisionin Europian; fushat e aktivitetit synojnë përmirësimin e standardeve në sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe demokratizim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat