Edhe një rrjet i OJQ-ve do t’i monitorojë zgjedhjet në Drenas

Kosova

Edhe një rrjet i OJQ-ve do t’i monitorojë zgjedhjet në Drenas

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 07:03
Ilustrim

Rrjeti i OJQ-ve “Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ”, sot mban konferencë për medie, ku do të ofrojë të dhëna rreth përgatitjeve për monitorimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, që do mbahen më 4 dhjetor.

Rrjetin e përbëjnë këto organizata jo qeveritare: Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa Qytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Përveç organizatave të sipërpërmendura, iniciativës i janë bashkuar edhe një numër aktivistësh nga shoqëria civile. Kjo iniciativë përkrahet nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat