KIZ me 92 vëzhgues në Drenas

Kosova

KIZ me 92 vëzhgues në Drenas

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 14:26
Driton Selmanaj nga Demokracia Plus

Rreth nëntëdhjetë e dy vëzhgues nga Rrjeti i OJQ-ve “Koalicion për Integritet Zgjedhor”, do t’i monitorojnë zgjedhjet lokale në Komunën e Drenasit.

Kështu tha për Kp, Driton Selmanaj nga Demokracia Plus. Ai tha se përveç monitorimit nëpër vendvotime dhe vëzhguesve mobil, ata do të jenë në monitorim edhe pas procesit zgjedhor deri në certifikim të rezultateve.

Selmanaj: Monitoruesit do jenë edhe pas procesit zgjedhor

“Do të jemi atje me nëntëdhjetë vëzhgues, shtatëdhjetë e dy do t’i kemi nëpër të gjitha vendvotimet, ndërkohë, do t’i kemi pjesë tjerat si vëzhgues mobil që do të dalin dhe t’i përcjellin nga terreni, duke lëvizur prej një qendre në qendrën tjetër. Përpos kësaj, ne do të monitorojmë edhe pas procesit zgjedhor që lidhet me ankesat në kuadër të PZAP-së, më pas edhe në qendrën e numërimit deri në certifikimin e rezultateve. Gjithashtu, është edhe një komponent tjetër që ne do ta mbulojmë si monitorues, ka të bëj me monitorimin e punës organeve ndjekëse në këtë rast policisë dhe prokurorisë për të pa se sa ata janë efikas, për të parë ndonjë kërkesë nga ana e qytetarëve lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, tha Selmanaj.

Selmanaj dha edhe detaje tjera për agjendën e ditës së nesërme duke thënë se do të kemi edhe qendër të thirrjeve dhe konferenca të rregullta për gazetare.

Selmanaj: Qytetarët e Drenasit duhet të votojnë

“Ne do të kemi një qendër të thirrjeve, do të kemi konferenca të rregullta për gazetarë, do t’i them edhe prononcime të vazhdueshme, varësisht prej nevojave që do shkojnë atje. Ne si koalicion iu bëjmë thirrje subjekteve politike që ta ruajnë diskursin publik, të mos ta tensionojnë situatën në mënyrë që të mos ketë më pas efekt në procesin zgjedhor ditën e nesërme. Ju bëjë thirrje qytetarëve të Drenasit që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese...Kosova ka tejkaluar atë fazë, atë periudhë kur mbaheshin mend jashtëzakonisht keq për organizim të tmerrshëm, për të thanë që erdhëm në konstatim që kishim edhe vjedhje industriale të votave”, tha Selmanaj.

Selmanaj konfirmoi se në 72 vendvotime do të bëhet monitorimi i procesit zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat