Përfundoi me sukses faza e parë e garës Eureka 4

Kosova

Përfundoi me sukses faza e parë e garës Eureka 4

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 14:42
Gara EUREKA 4

Gjimnazi Hasan Nahi në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera sot organizoi edicionin e katërt me radhë Gara e Intelegjencës "EUREKA 4".

Sot me datën 3 Dhjetor 2016, ditën e shtune në ora 12:00 u mbajt në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat përkatëse testi i fazës së parë të kësaj gare tashmë tradicionale të miratuar dhe të përkrahur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe DKA-të (Drejtoritë Komunale të Arsimit) në të gjithë Kosovën. 

Gara EUREKA 4 sot sfidoi dijen e mbi 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova të përzgjedhur nga Klasat e 9-ta nga më se 26 komuna të ndryshme të Kosovës. 

Në mesin e 2000 nxënësve ku ishin pjesëmarrës sot në këtë garë do të përzgjidhen 250 finalistë ku do të garojnë në fazën finale të Garës Eureka e cila do të mbahet me 11 Mars 2017 , ora:10:00 në ambientin e Gjimnazit Hasan Nahi në Prishtinë. 

Qëllimi dhe synimi i organizimit të kësaj gare është që të gjithë bashkarisht t'i dalim për zot brezit të ri të vendit tonë duke i inkurajuar dhe motivuar për dijen  dhe shkencën dhe njëkohësisht duke rritur cilësinë e arsimit ku llogaritet si investim më i mirë për një të ardhme më të ndritur dhe sigurt për atdheun tonë. 

Në këtë garë i jipet mundësia që çdo nxënësi nga klasat e 9-ta të garojë, të zhvillojë mënyrën e të kuptuarit, arsyetuarit dhe logjikuarit të tij dhe  të zbulojë talentin e vet.

Rezultatet e fazës së parë të kësaj gare mbarëkombëtare priten të dalin të enjten me 8 Dhjetor, ku do të shpallen 250 finalistë.

Të bashkangjitur keni edhe disa foto nga Testi i mbajtur sot nëpër disa shkolla.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat