Mërgimtari që u pengua nga Komuna e Skenderajt: kurrë më s’do të investojë në Kosovë

Kosova

Mërgimtari që u pengua nga Komuna e Skenderajt: kurrë më s’do të investojë në Kosovë

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 19:33
Skenderaj

Pas problemeve me komunën e Skenderajt, Ferat Selimi, i cili jeton në Oslo të Norvegjisë, është bindur se nuk do të investojë më kurrë në Kosovë.

Pasi kishte filluar ndërtimin e hotelit në vitin 2005, ai është penguar nga kjo komunë që të vazhdojë punimet.

Selimi synonte që të punësonte qytetarë të Skenderajt në këtë hotel. Zyrtarë të komunës thonë se rasti është ende në procedurë gjyqësore.

E zyrtarë të opozitës thonë se në komunën që ende e udhëheq Sami Lushtaku, ka kohë që nuk funksionon ligji. Sipas Isa Fejzullahut të LDK-së, me ligjin e të fortëve, komuna e Skenderajt po largon investitorët e huaj.

Kurse Qazim Xani nga AAK-ja, thotë se ky nuk është rasti i vetëm kur komuna e Skenderajt i pengon në mënyra të ndryshme investitorët e huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat