Drenas: Bletarët furnizohen me ushqime për bletë për sezonin dimëror

Kosova

Drenas: Bletarët furnizohen me ushqime për bletë për sezonin dimëror

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 16:39
Bletarët furnizohen me ushqime për bletë për sezonin dimëror

163 bletar përfituan 4300 ushqime-pogaçe për përgaditjen e bletëve për sezonin dimëror

Komuna e Drenasit ka furnizuar bletarët me ushqime për bletë.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Skender Hasi ka thënë se është shumë e rendësishme që sa më shumë fermerë të merren me bletari dhe prodhimin e mjaltës, pasi që kjo veprimtari është mjaft profitabile.

Ai ka treguar se Komuna e Drenasit, përkatësisht drejtoria që ai udhëheq, në bazë të mundësive buxhetore, nga kategoria e subvencioneve edhe këtë vit ka mbështetur bletarët e Komunës sonë sipas kritereve të caktuara në shpallje publike.

Pritoritet në këtë projekt kanë patur bletaret që kanë poseduar 5 deri në 29 koshere me bletë, pasi që këta nuk kanë pasur mundësinë të gëzojnë të drejten e subvencionimit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, ku për një koshere bletarët që kanë poseduar mbi 30 koshere kanë përfituar nga 15 euro për një shoqëri me bletë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat