Kështu do të jetë moti gjatë vikendit

Kosova

Kështu do të jetë moti gjatë vikendit

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 10:59
Ilustrim

Ditën e premte dhe në fundjavë vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike mbi Mesdhe, ndërsa masat e ftohta ajrore, gradualisht po zëvendësohen nga ato më të ngrohta nga Mesdheu, që do të sjellin mot më të butë dhe rritje të temperaturave.

Do të mbajë mot më i butë, kryesisht me diell dhe vransira kalimtare. Në mëngjes do të ketë ngrica të lehta, e në vise të ulëta vende-vende priten edhe mundësi për mjegull.

Në fillim të javës së ardhshme, masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit pritet të depërtojnë mbi rajon, që do të sjellin mot më të ftohtë dhe rënie të temperaturave, ndërsa në mbrëmjen e ditës së hënë vende-vende mund të ketë edhe reshje të përziera shiu dhe bore.Ditëve në vijim temperaturat do të shënojnë rritje, me minimale që do të luhaten nga -3C deri në -1C, e ato maksimale nga 7C deri në 10C.  Nga dita e martë temperaturat maksimale do të zbresin në +2C deri 0C.Era do të fryejë drejtimesh të ndryshme nga verilindja dhe jugperëndimi 1-3m/s, derisa shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por do të mbetet mbi vlera normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat