Me rastin e pesëmbëdhjetë vjetorit të vrasjes tinzare, përkujtohen Kosovë dhe Albert Zeqiraj

Kosova

Me rastin e pesëmbëdhjetë vjetorit të vrasjes tinzare, përkujtohen Kosovë dhe Albert Zeqiraj

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 18:29
Kosovë dhe Albert Zeqiraj

Me rastin e pesëmbëdhjetë vjetorit të vrasjes përkujtohen Kosovë dhe Albert Zeqiraj, ku me këtë rast janë bërë homazhe dhe vendosje e kurora lulesh tek lapidari i të ndjerëve në Banjë. Homazhe bënë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe atyre lokale, familjar si dhe qytetarë të shumtë, që përkujtuan jetën dhe veprën e tyre. Në emër të Kryetarit Haki Rugova dhe komunës së Istogu foli kryesuesi i Kuvendit Hazbi Bajra i cili kërkoj, zbardhjen e këtij rasti.

Image

“ Sot mbushen pëesmbëedhtjete vite nga vrasja tinazare dhe qyqare nga dora kriminale e atyre të cilët as dje as sot as nesër nuk i donin të mirën shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Pesëmbedhjete vite shkuan ndërsa dhimbja dhe kujtimi për ju nuk zbehet por vetëm sa shtohet derisa fytyrat e juaja të njoma, skalitura në lapidar shëndrrisin edhe më shumë bashkë me veprat që latë pas. Por edhe presin kapjen e ekzekutoreve  dhe urdhërdhenesve si dhe dënimin e yyre nga organet e drejtësisë. Dhe kjo do të ndodh një ditë. Mbase kemi pritur dhe ende po presim me bindje dhe shpresë se derisa drejtësia nuk do të godas mbi ekzekutorët e kësaj vrasje dhe vrasjeve tjera politike në përgjithësi në Kosovë, nuk do të ketë as qetësi, as siguri, as presportitet për qytetarët e saj tha ndër të tjera Hazbi Bajra.

Image

Po ashtu para të pranishëmeve foli Idriz Zeqirj, ku kërkoj nga organet e drejtësisë zbardhjen e këtij rasti dhe vënie para drejtësisë autorët e këtij krimi.

”Kanë kaluar pesëmbedhjetë vitë nga atentatimi i djemëve tanë, pesëmbëdhjetë vitë në vijëmësi pranë organeve kompetente për zbulimin dhe ndëshkimin e vrastarëve,megjithatë përgjigja ka qenë gjithmonë e njejtë, e përseritur, vrasjet politike në Kosovë janë të shumtë në mesin e tyre edhe ajo e dejmëve tuaj, ato janë në hetime dhe do zbulohen në mënyre zingjirore sepse vrasjet janë bërë të organizuara dhe me komandë", tha ndër të tjera Idriz Zeqiraj.

Kosovë dhe Albert Zeqiraj ishin vrarë në mënyrë tinazre pesëmbedhjetë vite me parë, dhe ende dorasit e asaj vrasje nuk dihen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat