Forumi Rinor i LDK-së, rregullon bredhin e fëmijëve në Fshatin SOS

Kosova

Forumi Rinor i LDK-së, rregullon bredhin e fëmijëve në Fshatin SOS

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 14:19
Forumi Rinor i LDK-së Dega e IV-të në Prishtinë, ishte mysafire ne Fshatin SOS

Festat po afrojnë, dhe me to edhe përgatitjet për kremtimin e festave të fundvitit.

Forumi Rinor i LDK-së Dega e IV-të në Prishtinë, ishte mysafire ne Fshatin SOS, ku se bashku me fëmijët dekoruan një bredh me zbukurime tradicionale të festave të fundvitit, ndërsa tjetrin bredh e dekoruan me dëshirat e fëmijëve për vitin 2017.

“Ne si Forum Rinor I Lidhjes Demokratike te Kosovës, Dega IV me iniciative te kryetarit Sami Salihu u dhuruam fëmijëve dhurata me shpresën se do i bëjmë te lumtur, do ua shtojmë gëzimin dhe buzëqeshjen. E falënderojmë Drejtoreshën e Programit te SOS Fshatit ne Prishtine znj: Ora Bytyqi për mikpritjen dhe ndihmën e saj”, thueht në njoftimin e tyre.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat