LDK: Në Junik po bëhet degradimi i projekteve

Kosova

LDK: Në Junik po bëhet degradimi i projekteve

Nga: Bota Sot Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 18:02
Junik

Dega e LDK-së në Junik përmes një komunikate për media ka ngritur zërin për gjendjen e keqe në infrastrukturën e rrugëve lokale  dhe projektet tjera.

Në komunikatë thuhet se  qytetarët e Komunës së Junikut po ballafaqohen çdo ditë me një degradim të projekteve të realizuara në këto vitet e fundit nga  qeverisja e  AAK-së në Komunën e Junikut e udhëhequr  me  Kryetarin Agron Kuqi.

 “Më së miri tregojnë faktet për gjendjen  e keqe të  rrugëve lokale dhe   projektit  të Shtratit të Lumit Erenik, projekte të cilat  kanë pësuar për  mos planifikimi dhe menagjim të duhur  dhe në keqëshpenzimin e dhe keqpërdorim të parasë publike në projektet kapiatale.

Kjo keqqeverisje është reflektuar edhe në shpenzimet e buxhetit për nënte mujorin e këtij viti të pasqyruara në raporti financiar,  tregon gjendjen e keqe të kësaj qeverisje. Ku të hyrat vetanake të realizuar rreth 61,000.00 Euro, ndërsa shpenzimet e realizuara për telefon, dreka zyrtare, nafte për automjete, udhëtime jashtë vendit, riparime të automjeteve, rryme dhe dënime për konteste   gjyqësore janë  rreth 81,000.00 euro, shpenzime të cilat  janë në disproporcion me të hyrat vetanake.

Edhe për kundër që Kryetari i komunës ka premtuar qytetarëve qeverisje të mirë dhe transparente ai  është fokusuar në instalimin e klientelizmit dhe familjarizimit ne të gjitha institucionet Komunale si arsim, shëndetësi dhe në administratën  Komunale, ku ka mbetur peng i këtyre kategorive.

Dega e LDK-së në Junik edhe një here i bën thirrje  Kryetarit  që të adresoj kërkesat e qytetarëve  dhe të mos i keqpërdor  asetet komunale për nevojat personale gjatë orarit dhe pas orarit të punës”, thuhetë në komunikatën e LDK-së./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat