1 mijë e 268 çifte u shkurorëzuan për një vit

Kosova

1 mijë e 268 çifte u shkurorëzuan për një vit

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 16:25
Ilustrim

1 mijë e 268 çifte bashkëshortore janë shkurorëzuar vitin e kaluar.

Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Prej tyre, meshkuj të përkatësisë  shqiptarë  ishin 95.6 përqind, serbë 0.2 përqind, turq, 0.5 përqind, boshnjakë 1.6 përqind; romë, ashkali  dhe egjiptianë 0.9 përqind  dhe të tjerë ishin 1.2 përqind,  ndërsa, femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptarë 87 përqind, serbë 0.4 përqind, turke 0.3 përqind; boshnjakë, 1.3 përqind, romë, ashkalike dhe egjiptiane, 0.7 përqind  dhe të tjerë, 9.9 përqind.

 Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte: viti i dytë me 13.6%; viti i parë me 13.2%; dhe më pak se një vit, 9.9% etj.

 Ndërkaq, te shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 292 shkurorëzime, ose 23.0%; dhe meshkujt e moshës 25-29 vjeç me 277 ose 21.8%.

Te shkurorëzimet, sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri  i femrave të kësaj kategorie ishte 473, ose 37.3%; kurse i meshkujve 558, ose 44.0%.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 61.8%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 14.2%, dhe me një fëmijë me 11.7%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat