Plani i KQZ-së për balotazhin në Drenas

Kosova

Plani i KQZ-së për balotazhin në Drenas

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 17:53
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, foto arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, ka bërë publik planin e konferencave dhe njoftimeve për media.

Vendvotimet hapen në orën 07:00 dhe mbyllën në orën 19:00.

PLANI I KONFERENCAVE DHE NJOFTIMEVE PËR MEDIA PËR DITËN E ZGJEDHJEVE

18 dhjetor 2016

07:30 Njoftim për media lidhur me hapjen e Vendvotimeve.

11:30 Konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00.

15:30 Konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00.

19:30 Konferencë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor; mbylljen e Vendvotimeve dhe numrin e pjesëmarrjes në votime.

: Për orën e saktë të publikimit të Rezultateve Preleminare do t’iu njoftojmë me kohë.
Të gjitha konferencat mbahen në Selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prishtinë.

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME PËR RAUNDIN E DYTË

NUMRI I VOTUESVE QENDRA VOTIMI VENDVOTIME: 52 569 28 72

Me datë 25 nëntor, KQZ-ja ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve (LPV), e cila përmban: 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2 mijë e 338 votues apo 4.45% në krahasim me zgjedhjet e fundit për të njëjtën komunë.

Ky numër votuesish është i shpërndarë në 28 Qendra Votimit me gjithsejtë 72 Vendvotime. Në këto zgjedhje, janë 4 Qendra Votimi më shumë se në Zgjedhjet 2014.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 853 vëzhgues para mbajtjes së Raundit të Parë (04 dhjetor) dhe 215 vëzhgues të tjerë gjatë afatit para mbajtjes Raundit të Dytë. Pra, janë më shumë se 1 mijë vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja për t’i vëzhguar këto zgjedhje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat