Në Vushtrri ndizen qirinj për viktimat në Aleppo

Kosova

Në Vushtrri ndizen qirinj për viktimat në Aleppo

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 21:46
Pamje nga ndezja e qirinjve

Vrasja e mijëra njerëzve civil në luftimet në Aleppo të Sirisë, ka ngjallur reagimet në gjithë botën.

Për të përkujtuar viktimat, sonte në Vushtrri Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Shpresa Rama dhe Kryetari i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, Blerim Ibrahimi, së bashki me disa të rinj kanë ndezur qirinj pranë Kalasë së qytetit.

Ja postimi i plotë i drejtoreshës Shpresa Rama:

Sot me Kryetarin e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal z. Blerim Ibrahimi dhe me të rinj tjerë vushtrrias ndezëm qirinj në shenjë përkujtimi për të gjitha viktimat e luftës në Aleppo dhe u bëmë thirrje të gjitha shteteve të fuqishme që ta kthejnë kokën kah ky popull që po vuan.

Ky është thjeshtë një aktivitet simbolik për ta bashkëndjer dhimbjen me ta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat