Xhemajlaj uron Lladrovcin, thotë së Nisma në Drenas solli demokraci e shpresë

Kosova

Xhemajlaj uron Lladrovcin, thotë së Nisma në Drenas solli demokraci e shpresë

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 18:43
Kandidati për kryetar të Komunës së Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj

Kandidati për kryetar të Komunës së Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, përmes një postimi në Facebook u është drejtuar gjithë banorëve të kësaj ane të Drenicës.

“Ju falënderoj nga zemra për angazhimin dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor për Kryetar të Komunës së Drenasit. Ne i bëmë krenarë banorët e komunës sonë sepse i sollëm demokracinë dhe shpresën në Drenas”, ka shkruar Xhemajlaj. 

“Kjo nuk do ishte e mundur pa angazhimin e qindra vullnetarëve qe na u bashkuan për ta bërë Ndryshimin në qytetin tonë të varfër. Pavarësisht rezultatit, ne do i mbetemi besnikë dhe do ta vazhdojmë kauzën tonë për ta bërë Drenasin ndryshe. Të zhvilluar e me të ardhme më të mirë për Ne dhe Fëmijët tanë”, ka shtuar më tej Xhemajlaj, teksa i ka uruar kryetarit të ri të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, detyrën e re në krye të Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat