Kalaja e Vushtrrisë, bashkoi pozitën dhe opozitën

Kosova

Kalaja e Vushtrrisë, bashkoi pozitën dhe opozitën

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 22:44
Në një ambient ku u diskutua për një varg temash shoqërore, janë bashkuar eksponentë të partive kryesore politike në Kosovë

Mbrëmë në Kalanë e Vushtrrisë, si rrallë herë, në një ambient ku u diskutua për një varg temash shoqërore, janë bashkuar eksponentë të partive kryesore politike në Kosovë.

Në një ambient pranë njëri tjetrit ishin deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku, Ish – deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri dhe nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), njëherësh nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti.

Në këtë takim kanë prezentuar edhe njerëz dhe aktivistë nga shoqëria civile.

Njëri nga organizatorët e këtij takimi, Gazmend Gjyshinca ka theksuar se është i lumtur që ka arritur që në një ambient t’i mbledhë anëtarët e partive të ndryshime politike, për të diskutuar për sfidat dhe problemet e përbashkëta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat