KEDS-i dhurata fëmijëve të organizatës “The ideas partnership”

Kosova

KEDS-i dhurata fëmijëve të organizatës “The ideas partnership”

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 15:06
Shperndarja e dhuratave

Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS) ka shpërndarë 420 dhurata dhe po aq libra për fëmijët e organizatës “The ideas partnership”, në qendrat e saj në Fushë Kosovë dhe Janjevë.

Prezentë për të shpërndarë dhuratat për fëmijët e këtyre dy qendrave ishte edhe drejtori i përgjithshëm i KEDS-it, George Karagutoff, i cili tha se e vlerëson shumë punën që bënë qendra “The ideas partnership”. Ai tha se vendosën të shpërndajnë libra dhe dhurata për fëmijët në mënyrë që t’i bëjnë të buzëqeshin në këtë fundvit.

Karagutoff: Jemi këtu që të gëzojmë fëmijët që s’kanë mundësi për dhurata të tilla

“Edhe këtë vit sikurse edhe vitin e kaluar pushimet po vijnë dhe ne kemi vendosur që të vijmë këtu dhe të ju japim dhurata këtyre fëmijëve të cilët përndryshe nuk do të kishin pas mundësi të merrnin dhurata të tilla. Ne më të vërtetë e vlerësojmë lart punën e organizatës The ideas partnership dhe kontributin e tyre që e japin për këta fëmijë, kështu që ne kemi vendosur të vijmë këtu ti dhurojmë këto dhurata dhe të ju kthejmë një buzëqeshje fëmijëve të kësaj qendre”, tha Karagutoff.

Koordinatori i qendrës “The ideas partnership” në Fushë Kosovë, Hysni Hasani, tha se është hera e dytë që KEDS-i i ndihmon fëmijët e kësaj qendre. Ai shtoi se kjo që ka bërë KEDS-i është shumë e mirëpritur për fëmijët.

Hasani: Është hera e dytë që na ndihmon KEDS-i

“Faleminderit shumë nga KEDS-i. Është hera e dytë që po na ndihmojnë. Ky është një veprim shumë i mirë për fëmijët. Kanë ardhur mbi 300 dhurata. Shpresoj që edhe në të ardhmen të jenë të gatshëm të na ndihmojnë. Siç e tha edhe drejtori që na ka zgjedh neve si organizatë jemi shumë të kënaqur me dhuratat e KEDS-it”, tha ai.

Ndërsa, Arben Sejdaj, menaxher i “The ideas partnership”, në Janjevë, tha se këto dhurata të KEDS-it i kanë sjellë buzëqeshjen fëmijëve të kësaj qendre.

Sejdaj: Dhuratat e KEDS-it i kanë kthyer buzëqeshjen fëmijëve.

“Jemi shumë falënderues për KEDS-in që na ka dhuruar dhurata për këtë vit, për krishtlindje dhe Vitin e Ri dhe iu ka pru buzëqeshje fëmijëve këtu që vijojnë qendrat këtu në Fushë Kosovë dhe në Janjevë”, tha ai.

Kjo është dhurata e dytë që KEDS bënë për fëmijët e Kosovës, pasi që ditëve të fundit dhuroi kabinete të informatikës për gjashtë shkolla anekënd territorit të vendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat