A do ta marrin këtë vit rrogën e 13-të policët e Kosovës?

Kosova

A do ta marrin këtë vit rrogën e 13-të policët e Kosovës?

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 00:30
ilustrim

Ende nuk dihet nëse për këtë vit, Policia e Kosovës do të ndajë pagën shtesë, sikurse kishte bërë vitin e kaluar.

Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka deklaruar se nga bisedat që kanë pasur me ministrin, por edhe me zyrtarë tjerë kompetent, është një disponim i mirë që të ndahen mjetet për këtë shtesë, por ato deri më tani ende nuk janë siguruar.

“Ne ende jemi duke shpresuar se zyrtarët policor do ta marrin shtesën e pagës gjatë këtij muaji”, ka deklaruar Tasholli në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Tasholli ka folur edhe sa i përket sigurimit shëndetësor për zyrtarët policor. Nëse nuk nis së zbatuari sigurimi shëndetësor për policët edhe gjatë vitit 2017, atëherë Policia do të mendojë vet se si të rregulloj këtë të drejtë elementare për zyrtarët e saj.

Nënkryetari i PK-së ka treguar se cilat janë kushtet në të cilat punojnë zyrtarët policor, ka folur për ligjin e ri të pensionimit të parakohshëm por ka treguar edhe çfarë do të ndodhë me stacionin policor numër 4 në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat