Ja çfarë moti do të mbajë sot në Kosovë

Kosova

Ja çfarë moti do të mbajë sot në Kosovë

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 08:02
Ilustrim

Meteorologët kanë parashikuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kurse në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore parashihet të ketë mjegull, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlera minimale e temperaturës do të lëviz ndërmjet -7 deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat