Parashikimi i motit për tri ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për tri ditët e ardhshme

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 13:26
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit në Kosovë për tri ditët e ardhshme.

Gjatë këtyre tri ditëve vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik dhe me kushte të njejta meteorologjike.

Kjo gjendje bllokuese sipas IHMK-së anticiklonike do të vazhdojë, duke kushtezuar mot me diell dhe të vranët por nuk parashihen reshje.

Vlera minimale e temperaturës do të lëvizë ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. 

Nëpër ultesira dhe vende rreth maleve parashihet te ketë mjegull e cila do ta zvogëloj dukshmërin horizontale, kurse në disa pjesë të Dukagjinit aty ku  mjegulla mund të qëndroj edhe diten, temperaturat maksimale do te jenë më të ulëta. Do të fryjë erë e leht deri mesatare  nga drejtimi  i veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat