Brenda 24 orëve 2 të vdekur e 16 të lënduar në aksidente

Kosova

Brenda 24 orëve 2 të vdekur e 16 të lënduar në aksidente

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 13:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit kanë ndodhur gjithsej 59 aksidente trafiku, prej të cilave dy kanë përfunduar me pasoja fatale, 16 me persona të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Ndërsa ndaj të gjithë pjesëmarrësve që kanë thyer rregullat e trafikut, policia rrugore ka shqiptuar 738 gjoba kundërvajtëse, thuhet në raportin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat