Nxehet gara për kreun e FR të LDK-së, kandidaturën e shpallë edhe Besart Dreshaj

Kosova

Nxehet gara për kreun e FR të LDK-së, kandidaturën e shpallë edhe Besart Dreshaj

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 12:39
Këshilltar i Lartë Politik, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë Besart Dreshaj

Këshilltar i Lartë Politik, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë Besart Dreshaj, në një postim në Facebook, ka paralajmëruar se do të garojë për kreun e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për kreun e Forumit të LDK-së, po garojnë edhe kandidatë tjerë. Dreshaj ka thënë se është nxitur nga anëtarësia për të kandiduar.

“...duke iu përgjigjur kërkesave të pafund të anëtarësisë së Forumit të Rinisë nga të katër anët e Kosovës, e gjejë të përshtatshme, që të paralajmërojë synimin tim, që kandidaturën time për të drejtuar rininë, ta shpallë në Kuvendin Qendror të Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës” ka shkruar Dreshaj.

 Ky është postimi i plotë i tij.

 Të dashur miq,

Të dashur anëtarë, përkrahës, simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

E dashur rini e vendit, rini e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Forumit të Rinisë,

Si përherë, edhe kësaj radhe, Lidhja Demokratike e Kosovës po fuqizon themelet e demokracisë në Republikën e Kosovës.

Si përherë, edhe kësaj radhe, Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes procesit zgjedhor, u kthye në adresë shprese dhe mundësie, për edukim dhe fuqizim politik për rininë e Republikës së Kosovës, pa përjashtim.

Përfundimisht, rinia e vendit është përcaktuar fuqishëm, që përmes Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, të vazhdojë të angazhohet për një të ardhme më të mirë për vendin, për shoqërinë, dhe për brezin që përfaqëson.

Në angazhimi tim politik, në kuadër të Forumit të Rinisë, në shoqërim, bashkëpunimin dhe komunikim të pashkëputshëm me rininë nga të gjitha lagjet, fshatrat, qytetet, komunat, në procesin aktual zgjedhor, ndjejë se Forumit të Rinisë, më duhet të vazhdojë t’i ofrojë përvojën time të angazhimit civil, politik, e institucional.

Duke qenë kështu, dhe para së gjithash, duke iu përgjigjur kërkesave të pafund të anëtarësisë së Forumit të Rinisë nga të katër anët e Kosovës, e gjejë të përshtatshme, që të paralajmërojë synimin tim, që kandidaturën time për të drejtuar rininë, ta shpallë në Kuvendin Qendror të Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nuk paraqet lajm, dihet se rinia parapëlqen garën, prandaj në këtë proces zgjedhor, jam i ngazëllyer të prek cakun e kësaj maratone zgjedhore të rinisë, dhe duke qenë bashkë edhe në garë, ne do të dimë të dalim akoma më fuqishëm për sfidat e radhës.

Dua t’i falënderojë të gjithë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e treguar, si dhe dëshirojë të shfrytëzojë rastin që përmes këtij mesazhi, ta urojë cilindo që synon të garojë për të drejtuar Forumin e Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Edhe pas epilogut të garës, ne do vazhdojmë ta ftojmë dhe mirëpresim rininë e vendit, aty ku e ka vendin, nën kulmin e Forumit të Rinisë, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Le të angazhohemi bashkë fuqishëm,

Vazhdojmë,

Suksese të gjithëve,

Zoti Ju Bekoftë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat