Bajrami uron nxënësit për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë

Kosova

Bajrami uron nxënësit për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 15:12
Ministri i arsimit, Arsim Bajrami

Ministri i arsimit, Arsim Bajrami ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë.

“Jam i sigurt se së bashku do të arrijmë suksese edhe më të mëdha gjatë gjysmëvjetorit të dytë, e po ashtu gjatë viteve të ardhshme.Puna dhe suksesi i përbashkët i të gjithë neve do të thotë cilësi në arsimin parauniversitar”.

“Prandaj, nxënës dhe mësimdhënës të dashur, ju uroj festat e fundvitit dhe pushim të këndshëm gjatë këtyre ditëve të pushimit dimëror.Viti i ri sjelltë te ju shëndet e mirëqenie dhe energji të mjaftueshme për të arritur rezultate sa më të mira!”

“Mirupafshim më 10 janar 2017, datë që shënon fillimin e mësimit për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor”, thuhet në urimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat