Abrashi dhe Ahmeti shpërndajnë ndihma për familjet në asistencë sociale

Kosova

Abrashi dhe Ahmeti shpërndajnë ndihma për familjet në asistencë sociale

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 15:27
Abrashi dhe Ahmeti shpërndajnë ndihma për familjet në asistencë sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, sot në Lipjan bënë shpërndarjen e mbi 100 pakove me veshmbathje për familjet dhe personat në asistencë sociale.

Ky aktivitet është bërë i mundur falë bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, asaj të Financave dhe Doganave të Kosovës, aktivitet ky që do të vazhdojë edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat