AKR uron Krishtlindjet

Kosova

AKR uron Krishtlindjet

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 10:12
AKR

Aleanca Kosova e Re ka uruar festën e Krishtlindjeve.

Përmes një komunikate për media, kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli ka uruar të gjithë besimtarët katolikë.

Komunikata e plotë:

Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, me respektin më të thellë ju përcjell urimet e Mia dhe të Aleancës Kosova e Re, të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë.

Uroj që në këtë festë që është simbol i paqes, solidaritetit, dashurisë dhe mirëkuptimit midis njerëzve, ta kaloni në begati dhe harmoni me më të dashurit tuaj, duke ndarë momente të çmuara të kësaj feste madhështore.

Në këtë ditë kremte, ne duhet të mendojmë edhe për obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, ndaj miqve dhe ndaj gjithë shoqërisë.

Uroj që nata e Krishtlindjes të na sjellë ngrohtësinë dhe lumturinë në çdo shtëpi dhe të na kujtojë të gjithëve që përherë të mbajmë në vete mirëkuptimin, solidaritetin dhe dashurinë ndaj njeri tjetrit.  Gëzuar Krishtlindjet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat