Haziri krenohet se në vitin e ardhshëm në Gjilan investohen 29 milionë €

Kosova

Haziri krenohet se në vitin e ardhshëm në Gjilan investohen 29 milionë €

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 12:14
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë të jetë i lumtur pse ka arritur të bindë Qeverinë e Kosovës që t’i investojë 29 milionë euro në qytetin e Gjilanit.

Ai ka thënë se bash për punën e sjelljes së investimeve në Gjilan ka marrë edhe pozitën e Kryetarit.

“Një deputet i PDK-së, gjatë debatit për buxhetin e qeverisë, u ankua se “nuk është Kosova veç Gjilan!”, duke aluduar në orientimet e investimeve të mëdha të qeverisë në Komunën tonë. Bash për këtë punë unë e kam marrë mandatin: që Gjilanit në mënyrë meritore t’ia kthej kujdesin e qeverisë në investime. S’di çka me thanë, pos që jam fort krenar për këto të arritura. Vazhdojmë me punë t’hajrit!”, ka shkruar Haziri.

Ai ka kujtuar trevjetorin e marrjes së pozitës së udhëheqësit të Komuëns, duke thënë se edhe kjo pjesë e Kosovës do të bëhet me autostradë.

“Sot, tre vjet më parë, e kam marrë mandatin e kryetarit të Gjilanit me veç 3.8 milionë investime për vitin 2014. Në vitin 2017 janë hiç më pak se 29 milionë euro investime, plus Autostrada”, ka shtuar ai.

Lutfi Haziri ka deklaruar kohë më parë se nuk do të jetë më kandidat për Kryetar të Komunës, pasi do të rikthehet në Prishtinë. Shumëkush, Hazirin e sheh si Kryetarin e ardhshëm të LDK’së. Para zgjedhjeve të fundit në LDK, Haziri pati thënë se fiton nëse kandidon për Kryetar të LDK’së, por kishte thënë se nuk po e bën një gjë të tillë për t’ia dhënë rastin Isa Mustafës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat