Kryetari i Vitisë Sokol Haliti, për vitin 2017 premton investime kapitale rreth 7 milion euro

Kosova

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti, për vitin 2017 premton investime kapitale rreth 7 milion euro

Nga: Aziz Zuka Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 14:07
Pamje nga debati me qytetaret i kryetarit te Vitisë Sokol Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka mbajtur sot debatin e dytë me qytetarë për të arriturat, sfidat dhe planet në të ardhmen. Duke paraqitur raportin e punës një vjeçare, kryetari Haliti ka theksuar se takimet me publikun janë forma më e rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së komunave që i shërbejnë qytetarëve dhe po ashtu mënyra më e mirë e informimit të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet brenda komunës.

Ai është fokusuar në parimet e punës për gjatë vitit që po e lëmë pas, si dhe investimet nëpër sektorë të ndryshëm, duke përmendur shumën e investimeve në bujqësi që kapin vlerën në mbi 2 milion euro. “Kemi qenë të përkushtuar në realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin dhe mirëqenien qytetare, nëpër të gjitha fshatrat e komunës së Vitisë. Ne vazhdimisht kemi qenë në komunikim me këshillat e fshatrave dhe në koordinim me to kemi arrit të realizojmë projektet prioritare. Sa i përket buxhetit komunal, kemi arrit te realizojmë shkallën e shpenzimit të buxhetit në 99.7%. Kurse inkasomi i tatimit në pronë, ka arrit shkallen prej 97 % të realizimit nga plani i paraparë”, ka thënë kryetari Haliti.

Ai ka përmendur edhe projektet kapitale që kapin shumën prej 1.556.937 euro. Duke folur për planet në të ardhmen, kryetari Haliti ka theksuar se ky vit ka qenë ndër vitet më të suksesshme sa i përket investimeve kapitale, por njëkohësisht viti 2017 do të jetë me më shumë investime që do të mbërrijnë vlerën në afër 7 milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat