Pushimi i lehonisë mbetet problem tek sektori privat

Kosova

Pushimi i lehonisë mbetet problem tek sektori privat

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 20:22
Ilustrim

Kushtrim Shaipi, nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, duke folur për pushimin e lehonisë ka thëne se kjo çështje mbetet problem sidomos tek sektori privat, për shkak të financave.

“Kur flasim për lehoninë, kjo prek 50% të popullsisë. T’i ndërpritet nënës pushimi i lehonisë, atëherë dëmtohet fëmija”.

“Pushimi i lehonisë, duke të merret nga njëri prind, ose babai ose nëna. Problemi nuk është te gjatësia e pushimit”.

“Mikro-bizneset nuk mund të bëjnë financim”.

“Nëna është nënë si në sektorin privat si ën sektorin publik. Problemi është financimi tek sektori privat”.

Shaipi tutje ka folur edhe për problemin e papunësisë.

“Ne kemi gjysmën e popullsisë së moshës së re e që prej 60% e tyre janë të papunë. Përmes diskutimeve këtu në Info Magazine jemi munduar që temave sociale tu japim fytyrë”.

“Ministri Abrashi ka arritur që t’i shtyjë proceset sociale në qeveri. Normalisht që këto tema është dashtë të dalin në pah, pasi edhe programi i koalicionit qeverisës, janë punësimi dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve”.

“Në këtë kohë nuk duam të bëjmë një skllavërim të punëtorit, por që secili të punojë për vetën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat