Rahovec: Afati për pagesën e tatimit në pronë deri më 31 dhjetor

Kosova

Rahovec: Afati për pagesën e tatimit në pronë deri më 31 dhjetor

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 11:14
Komuna e Rahovecit

Tatimpaguesit e Komunës së Rahovecit kanë afat ligjor për pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë deri më datën 31 dhjetor.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të kësaj komune.

“Nëse ju deri me këtë datë e paguani tatimin në pronë për vitin 2016, ju do t’ju shmangni dënimit prej 10% të obligimit tatimor dhe kamatës prej 1%, e cila llogaritet në baza mujore”, ka njoftuar Komuna e Rahovecit.

Komuna e Rahovecit inkurajon tatimpaguesit që të vizitojnë zyrën e tatimit në pronë, ku mund të njoftohen me obligimet tatimore dhe sugjeron që t’i kryejnë obligimet tatimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat