Varroset hoxha nga Drenica që jetoi 100 vjet

Kosova

Varroset hoxha nga Drenica që jetoi 100 vjet

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 17:31
Varroset hoxha nga Drenica që jetoi 100 vjet

Ka ndërruar jetë hoxha i fshatit Dritan (Bobrashe) Rifat Abdyli.

Hoxhë Rifat Abdyli jetoj plot 100 vite dhe arriti me ndershmëri të edukoj breza të tërë. Në varrimin e tij morën pjesë shumë qytetar duke shprehur respektin për veprën e tij jetësore.

Në një postim në facebook asambleisti nga Drenasi, Xhavit Drenori ndër të tjera thotë për vdekjen e hoxhës: ” Dje i dham lamtumirën e fundit kryefamiljarit tonë, hoxhës së famijes, lagjes dhe gjithë fshatit Dritan (ish Dobroshec), Rifat Avdyli.

Jetoj 100 vjet. Edukoj tri gjenerata.
Ishte hoxha i parë në fshatin tonë me medrese të përfunduar.

Mulla Rifati ishte prindi i veprimtarit të pa lodhshem të fshatit tonë dhe gjithë Drenasit, z. Izet Abdyli.

Do mbetesh në kujtesën e secilt prej nesh, mulla Rifati.

U prehsh në paqe!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat