Vajza nga diaspora i dhuron një buqetë me lule Lladrovcit

Kosova

Vajza nga diaspora i dhuron një buqetë me lule Lladrovcit

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 16:14
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka takuar bashkatdhetarët e Drenasit që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Në mesin e shumë të pranishmëve, bëhet e ditur se ka qenë edhe vajza e Komandantit dhe heroit të Kosovës, Besim Mala- Murrizi, e cila me një buqetë me lule i uroj Lladrovcit postin e ri të kryetarit të Drenasit.

Lladrovci e ka quajtur takim me bashkatdhetarët  tejet emocionues, veçanërisht që ne mesin e tyre është  vajza e Komandant Murrizit, Lendita, e cila jeton dhe punon në Holandë. Faleminderit Lenditë, faleminderit të gjithëve që tash jetoni në diasporë, por zemrën dhe shpirtin e keni në Drenas është shprehur Lladrovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat