Kompania e pastrimit në Ferizaj befasohet nga bora

Kosova

Kompania e pastrimit në Ferizaj befasohet nga bora

Më: 6 janar 2017 Në ora: 20:43
Ilustrim

Pavarësisht reshjeve të mëdha të borës të cilat kanë bllokuar rrugët e Ferizajt,  këtu nuk është parë asnjë mjet për pastrimin e tyre.

Gjendje edhe më e rëndë ishte në disa fshatra të kësaj komune, ku diku rrugët u bllokuan tërësisht.

Ndërsa nga Komuna e Ferizajt, që tashmë kanë shpallur gjendje emergjente, bënë me dije se kompania pastrimi nuk e bëri punën siç duhet pasi sipas tyre bora që ra i befasoi paksa.

Zyrtarët komunal kanë thënë se kanë kontaktuar me 14 kompani të tjera që mund të pastrojnë rrugët vullnetarisht për të kaluar gjendjen emergjente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat