Prokurorët që punuan në zgjedhjet në Drenas do të kompensohen

Kosova

Prokurorët që punuan në zgjedhjet në Drenas do të kompensohen

Më: 13 janar 2017 Në ora: 14:37
Pamje nga takimi

Është mbajtur takimi i njëqindenjëzeteshtatë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë aprovuar, me sugjerimet e dhëna nga ta, raportin e Mekanizmit përcjellës për harmonizimin e statistikave për periudhën janar-shtator 2016.

 Anëtarët e KPK-së morën vendim për shpalljen e konkursit për avancim të pesë (5) prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe për tre (3) prokurorë në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

 Gjithashtu, anëtarët e KPK-së aprovuan prioritet e Këshillit dhe trupave ndihmës, të cilat prioritete do të jenë pjesë e raportit të punës së Këshillit për vitin 2017, raport ky që pritet të miratohet në një nga takimet e radhës.

 Në fund të takimit, anëtarët e Këshillit Prokurorial aprovuan kërkesën për kompensim të stafit të angazhuar në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat