Bora dhe ngricat pamundësojnë grumbullimin e mbeturinave në Drenas

Kosova

Bora dhe ngricat pamundësojnë grumbullimin e mbeturinave në Drenas

Nga: B.S Më: 19 janar 2017 Në ora: 12:46
Pamje nga gjendja aktuale në Drenas

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që grumbullimi i mbeturianve në disa fshtara të Drenasit të ketë vështirësi.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i komunës së Drenasit dhe komapnisë “Pastrimi”.

“Komuna e Drenasit dhe Kompania “Pastrimi” dega në Drenas, njoftojnë të gjithë qytetarët e Komunës, se grumbullimi i mbeturinave në territorin e Komunës, sidomos në fshatra, po ka veshtirësi të operimit për shkak të gjendjes së vështirësuar atmosferike, të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë”, thuhet në njoftim.

Komuna e Drenasit dhe ndërmarrja “Pastrimi”, kërkojnë mirëkuptim nga ana e qytetarëve, ndërsa ju njoftojmë se grumbullimi i mbeturinave do të vazhdoj sipas itinerarit të caktuar, pas stabilizimit dhe përmirësimit të motit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat