Cenimi i privatësisë, të rinjtë më të rrezikuar

Kosova

Cenimi i privatësisë, të rinjtë më të rrezikuar

Më: 28 janar 2017 Në ora: 08:47
Ilustrim

Drejtori i Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Jeton Arifi ka deklaruar se gjatë vitit që shkoi kanë pas 120 ankesa për shkelje të të drejtave të privatësisë

Arifi tha kanë lansuar një fushatë vetëdijësuese për nxënësit në Prishtinë, ku gjatë dy ditëve mësimdhënësit kanë shpjeguar për të drejtat e privatësisë.

Sipas tij, qëllimi ishte ligjëratat nga një e drejt për privatësi  të kthehet në traditë.

Ai shtoi se janë përqendruar te brezi i ri pasi sipas të gjeturave të tyre, gjeneratat e reja janë më të prekura sepse është brezi që përdorë më së shumti teknologjinë informative.

Arifi shtoi se duhet të jemi të kujdesshëm se çka postojmë në internet, pasi ajo mbetet si një tatuazh, ku mund të fshihet por prapë se prapë ajo diku mbetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat