Ligji i KES-it do të konsultohet me përfaqësues të Komisionit Evropian

Kosova

Ligji i KES-it do të konsultohet me përfaqësues të Komisionit Evropian

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 17:11
Këshillit Ekonomik Social ne takim

Drafti përfundimtar i ligjit të KES-it, do të konsultohet edhe me përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Bruksel, të cilët kanë monitoruar këtë proces.

Kështu është vendosur sot gjatë një takimi  të Këshillit Ekonomik Social, në të cilin u diskutuan çështje me rëndësi për fuqizimin e këtij institucioni në të ardhmen.

Siç njofton komunikata nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në kuadër të takimit partnerët social diskutuan versionin e fundit të plotësim ndryshimit të ligjit mbi funksionimin e Këshillit Ekonomik Social, për strukturimin e procesit, i cili do të azhurnojë pagën minimale, si dhe mbi shqetësimet që lidhen me stazhin e punës të punëtorëve të larguar dhunshëm nga vendet e tyre të punës gjatë viteve 90-ta.

 Partnerët u dakorduan që drafti përfundimtar i ligjit të KES-it, të konsultohet edhe me përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Bruksel, të cilët kanë monitoruar këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat