U shpërndahen certifikatat e dëshmorëve të Betejës së Koshares

Kosova

U shpërndahen certifikatat e dëshmorëve të Betejës së Koshares

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 17:45
Ceremonia për certifikatat në Betejën e Koshares

Sot iu shpërndanë certifikatat e dëshmorëve familjarëve të të rënëve për lirinë e vendit në Betejën e Koshares nga Drenasi dhe Skenderaj.

Në ceremoni, veç familjarëve të 10 dëshmorëve nga Drenica, ishin edhe ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Lahi Brahimaj, ish komandanti i Brigadës 138, Rrustem Berisha dhe Avni Rrustemi, ish komandant në Betejën e Koshares.  

Beteja e Koshares është njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi është luftimi i parë frontal për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, ku forcave të armikut iu shkaktuan humbje të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat