103 fotografi për mjedisin dhe shëndetin

Kosova

103 fotografi për mjedisin dhe shëndetin

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara (UNV), në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (WHO) dhe Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), do të hapin sot pasdite ekspozitën me foto të përzgjedhura nga fushata #ecokosovo, në Bibliotekën Kombëtare, me fillim në ora 17:30.

Në ekspozitë do të prezantohen 103 foto të përzgjedhura nga më se 400 që kanë arritë në platformën:  #ecokosovo - garë me fotografi- gjatë një online fushatë avokuese me temë mjedisi dhe shëndeti.

Tri fotografitë më të mira, të përzgjedhura nga juria profesioniste e pavarur, do të shpërblehen gjatë ceremonisë në të cilën prezent do të jenë edhe Andrew Russell, Koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Ferat Shala, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Imet Rrahmani, Ministër i Shëndetësisë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore, garues dhe qytetarë. Alban Muja, artist i mirënjohur Kosovar do të ju drejtohet të pranishmëve në emër të jurisë.

Fushata është dizajnuar dhe implementuar nga Trembelat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat