Gjakova komuna më transparentja

Kosova

Gjakova komuna më transparentja

Më: 3 mars 2017 Në ora: 13:40
Naim Cahani nga KDI

Komuna e Gjakovës renditet e para sa i përket transparencës në të gjithë sektorët. Ky konstatim ka dal nga të gjeturat e KDI-së me temën “Transparometri Komunal”, për 11 komuna të Kosovës.

Naim Cahani nga KDI njoftoi se sa i përket 5 komunave: Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Deçan dhe Graçanicë , del se Komuna e Gjakovës ka qenë komuna më transparente (me 83.8 përqind, pastaj komuna e Prishtinës me 79.6 përqind, komuna e Gjilanit me 75.4 përqind, ajo e Deçanit (me 60.6 përqind) si dhe komuna e Graçanicës me (me 51.9  përqind).

Cahani: Niveli i transparencës në kuadër të katër shtyllave

“Në kuadër të këtij publikimi janë dy punime ku përfshijnë pesë komunat në periudhën janar dhjetor të vitit 2016 dhe 6 komuna tjera të rajonit të Prizrenit për periudhën  korrik-dhjetor 2016. Niveli i transparencës është matur në kuadër të katër shtyllave në zyrën e kryetarit të komunës, Kuvendin e komunës, transparencën financiare dhe transparencën në konsultim me publikun. Në këtë rast për periudhën janar-dhjetor është matur për komunën e Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit, Deçanit dhe Graçanicws, deri sa për periudhën korrik-dhjetor është matur për komunën e Prizrenit Suharekës, Malishevës, Dragashit dhe Mamushës”, tha Cahani.

Sipas këtyre të gjeturave del se kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila sa i përket transparencës sërish prin para Shpend Ahmetit të Prishtinës.

Ajo ka dalë me 28 pikë sa i përket transparencës në zyrën e kryetarit.

Cahani: Gjakova më transparentja edhe në zyrën e kryetarit

‘’Sa i përket transparencës në zyrën e kryetarit nga 35 pikë të mundshme Komuna e Gjakovës edhe këtu prinë me 28 pikë, mandej vjen komuna e Prishtinës me 27.3 pikë, komuna e Gjilanit me 26 pikë, komuna e Deçanit me 19.3 pikë si dhe komuna e Graqanicës me 13.7 pikë’’, tha Cahani.

Kurse tek transparenca e Kuvendit të Komunës e para prinë komuna e Gjilanit me 34 pikë, pastaj komuna e Gjakovës me 28.7 pikë , komuna e Prishtinës me 27.7 pikë, komuna e Deçanit me 25 pikë dhe komuna e  Graqanicës me 23.3 pikë. Shtylla e tretë vlerësuese ishte transparenca e Financave Komunale dhe listës i prin Gjakova  (me 30.3 pikë). Më pas renditet komuna e Prishtinës (me 27.7 pikë), komuna e Gjilanit me (me 18.3 pikë), komuna e Graçanicës me (me 17.7 pikë) si dhe Komuna e Deçanit me ( me 16.3 pikë). Tek transparenca e Konsultimeve me Publikun, më transparentja del të jetë Komuna Gjakovës (me 30.3 pikë) e pasuar nga komuna e Prishtinës  (28.7 pikë), Komuna e Gjilanit (me 27.3 pikë), komuna e Deçanit (24.3 pikë) dhe komuna e Graçanicës (18.0 pikë).

Kurse tek vlerësimi i 6 komunave të rajonit të Prizrenit  i cili është bërë në periudhën korrik-dhjetor me transparentja del të jetë komuna e Rahovecit.

Cahani: Rahoveci më transparentja në rajonin e Prizrenit

“Sa i përket vlerësimit për 6 komunat të rajonit të Prizrenit, vlerësimi është bërë në periudhën korrik-dhjetor për shkak që ne në këto komuna kemi bë publike transparometrin për periudhën e parë të vitit 2016 janar-qershor, kështu që ky vlerësim tani është për periudhën e dytë dhe në kuadër të periudhës së dytë në këtë komuna del si më transparente komuna e Rahovecit me 79.7 pikë, pastaj renditet komuna e Malishevës me 70.9 pikë, pastaj komuna e Prizrenit me 58.5 pikë, komuna e Suharekës  me 68 pikë, komuna e Dragashit me 58.4 pikë si dhe komuna e Mamushës me 29.4 përqind. Si radhitje me performancë të mirë transparometri i Kuvendit të Komunës nga 35 pikë të mundshme del të jetë po ashtu Komuna e Rahovecit me 31 pikë, komuna e Suharekës me 27.3 pikë, pastaj komuna e Malishevës me 26 pikë, Komuna e Prizrenit me 23 pikë, komuna e Dragashit me 22.7 pikë si dhe më së paku transparent është treg uar komuna e Mamushës me 12.3 pikë”, tha Cahani.

Tek financat komunale nga 35 pikë të mundshme del po ashtu komuna e Rahovecit me 32.3 pikë si dhe tek  konsultimet me publikun nga 35 pikë të mundshme më transparentë del komuna e Malishevës me 25.3 pikë.

Kurse më pak transparente nga këto komuna ka qenë komuna e Mamushës me 13.3 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat