Këshilltari i Thaçit: Komisioni për të vërtetën e pajtimin s'e zëvendëson dialogun

Kosova

Këshilltari i Thaçit: Komisioni për të vërtetën e pajtimin s'e zëvendëson dialogun

Më: 6 mars 2017 Në ora: 22:30
Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçit

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se puna e parë e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim, i propozuar nga Presidenti, do të jetë përcaktimi i një narrativi të përbashkët të unifikuar për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës.

“Nuk do jetë zëvendësim për drejtësinë, do të mbledh informata nga viktimat. Pra kryesorja është e vërteta, e pastaj pajtimi”, ka deklaruar Arifaj.

Sipas tij kjo do të bëhet me storjet e viktimave do të jetë një forum ku vetë viktimat do të tregojnë se çfarë kanë përjetuar dhe nëpërmjet storjeve të viktimave të tregojmë të vërtetën për luftën në Kosovë.

Komisioni sipas Arifajt do të jetë i pavarur nga politika dhe me gjithëpërfshirje.

” Kjo nuk ka farë të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi. Jemi duke folur për komision për të vërtetën dhe pajtim brenda Kosovës, mes komuniteteve në Kosovë, ne po e kërkojmë të vërtetën në Kosovë”, ka deklaruar Arifaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat