Partia Liberale e Kosovës: Një vend pa arsim të mirëfilltë, i varfër dhe i degraduar

Kosova

Partia Liberale e Kosovës: Një vend pa arsim të mirëfilltë, i varfër dhe i degraduar

Nga: Bota Sot Më: 7 mars 2017 Në ora: 10:18
Kryetari i partisë Liberale të Kosovës Skender Gashi

Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës Skender Gashi ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 marsit, festës së Mësuesit.

Ai ka thënë se një vend pa arsim të shëndoshë dhe të mirëfilltë nuk mund t’i ketë katër shtyllat e themelore të shtetit, sepse shteti pa arsim është i varfër dhe i degraduar, përcjell Bota sot.

Urimi i tij i plotë:

Sot , me rastin e ditës së Mësuesit " 7 Marsit " i uroj këtë festë madhëdhtore që të ju sjellë identitet të fortë në arsim,mirëqenie sociale për të gjithë mësuesit dhe mësueset sepse arsimi është shtyllë e zhvillimit social,ekonomik,politik dhe kulturor të një shteti.Një vend pa arsim të shëndosh dhe të mirëfillt nuk mund ti ketë katër shtyllat e lartpërmendura sepse shteti pa arsim është i varfër dhe i degraduar.Urime,shëndet dhe punë të suksesshme për të gjithë mësuesit që nuk kursyen asgjë për të ndezur dritën e dijes në mendjet tona.

Partia Liberale e Kosovës - Skender Gashi/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat