Drenasi edhe me një iniciativë qytetare

Kosova

Drenasi edhe me një iniciativë qytetare

Më: 11 mars 2017 Në ora: 18:00
Iniciative Qytetare Zgjimi

Sot në Drenas është formuar Iniciative Qytetare Zgjimi, ndërsa këshilli iniciues udhëheqës të saj e ka zgjedhur Idirz Hajdarin.

Hajdari në një prononcim për kp ka thënë se Iniciativa Qytetare Zgjimi ka për qellim kthimin e demokracisë në Drenas, kthimin e besimit te qytetarëve në institucionet komunale.

“Demokracia në Drenas është ngulfatur, është në rrezik, 3-4 familje e udhëheqin Drenasin”, thotë Hajdari dhe shton se që 17 vite janë duke pritur që të ketë zhvillime pozitive, por siç tha centralizimi i shtrirë që nga kryesia qendrore e PDK-së, nuk po lejon zhvillimin e demokracisë në Drenas.

Ai sqaron se vet emri i Iniciativës ka domethënie të veçantë, pasi do të jetë një garantues i zgjimit të demokracisë dhe zërit të qytetarëve në Drenas. Sipas Hajdarit, dita e sotme për qytetarët e Drenasit është e rëndësishme po aq sa demonstratat e vitit 1981, sa dalja e UÇK-së në skenë në vitin 1997, pjesëtar i së cilës ishte edhe Hajdari.

Që në ditën e parë nuk kanë munguar urimet për Iniciativën e re qytetare. Kryetari i degës së AKR-së në Drenas, Elmi Thaçi e ka përshëndetur formimin e Zgjimit, duke i uruar suksese, thotë se këto veprime e forcojnë demokracinë në Drenas.

Javë më parë në Drenas është formuar edhe një iniciativë qytetare e quajtur Qëndresa, që fillimisht përfshin disa fshatra. Që të dy iniciativat janë formuar nga anëtarë të PDK-së, që janë të pakënaqur nga pritjet dhe premtimet e PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat