Filluan aktivitetet për shënimin e 22 Marsit - Ditës Botërore të Ujit

Kosova

Filluan aktivitetet për shënimin e 22 Marsit - Ditës Botërore të Ujit

Më: 14 mars 2017 Në ora: 19:43
Aktivitetet

Green Art Center-Prishtina në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që nga sot kanë nisur aktivitetet për shënimin e 22 Marsit - Dita Botërore e Ujit.

Kjo fushate filloi sot në Mitrovicë, ku u organizuan një sërë aktivitetesh simbolike me nxënësit e 15 shkollave fillore të Mitrovicës.

Përfaqësuesit e Green Art Center-Prishtina, përfaqësuesit e ministrisë si dhe përfaqësuesit komunal, në bashkëpunim dhe koordinim me njëri-tjetrin, gjatë ditës zhvilluan aktivitetet e parapara në Mitrovicë, me ç’rast u përcjellë mesazhi i rëndësisë së ujit. Aktivitetet filluan me vizitën e bërë në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicë, ku nxënësit patën rastin të shihnin nga afër punën që bëhet në laborator dhe të njiheshin me procedurat që ndiqen aty.

Drejtoresha ekzekutive e GAC-it, Merlina Beu Muçaj tha se ndihet e lumtur kur sheh kaq shumë të rinj që i bashkëngjiten aktiviteteve të tilla dhe e kuptojnë se sa e rëndësishme është që të kenë ujë të bollshëm, të pastër dhe të mos përballen me krizat e mungesës së ujit, siç ndodhë në shumë vende të botës.

Aktivitetet më tutje vazhduan edhe me mbajtjen e një ligjërate nga ekologia e GAC-it, Andonita Buqinca si dhe me një prezantim eksperimental të përfaqësuesit të GAC-it Ilir Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat