Kryetari i Ranillugut Gradimir Mikiq ka thënë sot se është habitur me sjelljen e policisë së Kosovës dhe prokurorit, pasi ai dhe zëvendësi i tij janë arrestuar dhe më pas liruar vetëm për posedim të posterave të fushatës me imazhin e kryeministrit serb, njëherësh kandidat për president të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se Policia e Kosovës atë dhe zëvendësin e tij Vladica Aritonoviq e ka ndalur në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë dhe më pas i kishin dërguar në stacionin policor në Gjilan ku I kanë marrë në pyetje dhe I kanë lëshuar për të shkuar në shtëpi.