Nesër aksion pastrimi në kampin e romëve në Plemetin

Kosova

Nesër aksion pastrimi në kampin e romëve në Plemetin

Më: 28 mars 2017 Në ora: 15:57
Ilustrim

Organizata mjedisore “Let’s Do It Kosova”në bashkëpunim me KEK-un dhe me ndihmën e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti Rom, Kujtim Paçaku, nesër do të realizojë aksionin e radhës në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën 2017".

“Nesër, duke filluar nga ora 11:00, numër i madh i vullnetarëve të "Let's Do It Kosova", do të angazhohen për pastrimin e deponive ilegale në fshatin Plemetin, të Komunës së Obiliqit, në vazhdën e projekteve për ndihmë komuniteteve”, thuhet në njoftim. 

Përveç pastrimit të deponive të mbeturinave, Kryqi i Kuq i Prishtinës do të bëjë shpërndarjen e ndihmave, ndërsa Drejtoria Komunale e Shëndetësisë  dhe njësia mobile nga QKUK do të bëjë vaksinimin e banorëve aty.

Po ashtu, në kuadër të aksioneve të nesërme, Ministria e Shëndetësisë do të bëjë edhe dezinfektimi e zonës së kampit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat