Komunat e ndryshme të Republikës së Gjenevës të gatshme të ndihmojnë Vitinë

Kosova

Komunat e ndryshme të Republikës së Gjenevës të gatshme të ndihmojnë Vitinë

Nga: Aziz Zuka Më: 11 prill 2017 Në ora: 14:44
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë viztës së tij në Gjenevë të Zvicrës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë viztës së tij në Gjenevë të Zvicrës, ka realizuar takime të ndara me drejtuesit e komunave të Vernierit, Plan-les -Ouates si dhe me drejtuesit e kompanive të ndryshme të mërgimtarëve që veprojnë në Gjenvë të Zvicrës. Në takimin  që kryetari Haliti, ka realizuar me kryetarin e Vernierit z. Apotoloz, ka prezantuar edhe këshilltari i kësaj komune mërgimtari Leutrim Hebibi. Kryetari i Komunës së Vernierit, Apostoloz, ka mirëpritur gatishmërinë e komunës së Vitisë, për bashkëpunim dhe ka premtuar se kjo komunë me rreth 35 mijë banorë dhe një buxhet prej rreth 80 milion euro, do të jetë e gatshme që të bashkpuoi ne fushat e interesit të përbashkët.

 "Në muajin gusht do të vizitojë Vitinë dhe do të diskutojmë më konkretisht rrreth mundësive të bashkpunimit", ka thënë ai. E, Kryetari Haliti, pasi ka deklaruar se Vitia ndihmët e priviligjuar që ka mundësinë të bashkëpunojnë me komunën e Verierit, ka theksuar se dy komunat Viti dhe Vernier së shpejti duhet të lidhin një marrëveshje bashkëpuniminë fushat konkrete si ajo për shërbime publike, rini, kulturë, sport edukim etj.

"Besojmë se kjo marrëveshje na hap rrugë të bashkëpunimit dhe ofrimit mes dy komunave ", është shprehur Haliti. Për rritjen e bashkëpunimit mes komunës së Verierit dhe Vitisë, është angazhuar edhe këshilltari vitias e asamblesë komunale të Vernierit Leutrim Hebibi, i cili ka potencuar se me gjithë potencialin që ka do të angazhohet dy komunat të kenë një lidhje më të ngushtë mes tyre. Edhe kryetarja e komunës së Plan -les -Ouetes, ka shpreh interesimin për një bashkpunim më të ngushtë me Vitinë, dhe ka vlerësuar lartë rolin dhe angazhimin e mërgimtarëve vitias në Gjenvë. Ndërsa kryetari Haliti, ka deklaruar se këto dy komuna mund të realizonë shumë projekte të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve të dy komunave.

Ndërsa, gjatë viztës që kryetari Haliti, është duke e zhvilluar në Genvë, ai ka vizituar edhe kompaninë për prodhimin dhe meremetimin e vinqave 'VILVER", e e cila udhëheqet nga një mërgimtarë vitias Halil Rrahmani nga Sllatinë e epërme. Rrahmani, në prezantimin e biznesit të tij ka theksuar se prodhimet që dalin nga kjo fabrikë janë të dedikuar për tregun e shtetit zviceranë, ushtrinë por edhe për biznese tjera. Ai ka theksuar se krahas investimeve që ka bërë në këtë fabrikë është i gatshëm që të investojë edhe në Viti dhe Kosovë.

E, kryetari Haliti, ka thënë se këto storie të sukseshme të bizneseve vitiase në diasporë siç është rasti i Halil Rrahmanit, janë storie që duheti gëzohen të gjithë, pasi ato me investimet që do të bëjnë në vendlindje do të zbusin numrin e të papunëve dhe zhvillojnë vendin.

Kryetari Haliti, këto vizita është duke i realizuar në kuadër të një vizitë që ka për temë prezantimin e potencialeve të Komunës së Vitisë për investime  dhe gjatë këtyre vizitave në institucione ai shoqërohet nga ekipi në përbërje Vlora Kastrati nga projekti për aftësim dhe Punësim Rural që implemntohet nga Helvetass Intercooperation, Veton Ademi drejtor për bujqësi, Mentor Rexhepi e Ibrahim Sefedini nga zyra për mbështeteje të bizneseve dhe nga përfaqësuesit e shoqëtës së mërgitarëve Vitia, Xhavit Islami dhe Ismet Mjaku.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat