Veton Haradinaj, ka kujtuar dy vëllezërit e tij, Shkëlzenin dhe Enverin në përvjetorin e rënies së Shkëlzen Haradinajt.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur bindjen se gjatë këtij muaji do të lirohet edhe Ramushi, i cili gjendet në Francë në bazë të akuzave serbe, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se Kosova që e deshën vëllezërit e tij nuk është kryer ende.
Postimi i tij i plotë:
Liria ka çmim djem”
E fillova kujtimin per ju, Shkëlzen dhe Enver, me fjalët e Ramushit që po mbahet peng edhe në Liri.
Kosova që shumë e deshët e që sakrifikuat jetën nuk është kry hala.
Rrugën e lirisë që ju e trasuat po mundohemi ta ruajm cdo ditë, me nder dhe krenari.
Sot edhe nesër ju kujtojmë juve, e qoftë i bekuar ky muaj me kthimin e Ramushit në fund, jom i sigurt që kjo do të ishte edhe dëshira juaj.
I përjetshëm kujtimi për ju vëllezërit e mi!/BS/