Fondacioni EDS shpall konkurs për videon më të mirë

Kosova

Fondacioni EDS shpall konkurs për videon më të mirë

Më: 20 prill 2017 Në ora: 02:32
Ilustrim

Kap momentin më të bukur gjatë zhvillimit të eventit 9th Paragliding dhe merr pjesë në konkursin për videos më të mirë.

Fondacioni EDS organizon gjatë ditëve të 9th Paragliding një konkurs për fotografi dhe video.

Kap momentin më të bukur gjatë zhvillimit të eventit 9th Paragliding, i cili mbahet nga data 5 deri më 14 maj dhe merr pjesë në konkursin për videos më të mirë.

Të gjitha filmimet tuaja pa ndërprerje me kohëzgjatje rreth 10 - 15 sekonda duhet të bëhen upload në faqen tuaj personale në facebook dhe instagram me hashtag #9thParagliding dhe gjithashtu dërgohen me email në adresën [email protected]

Filmimet më të mira do të përdoren për të realizuar një video finale të këtij konkursi. Nëse filmimi juaj do të përzgjidhet të bëhet pjesë e kësaj video, ju do të merrni dhuratë një SanDisk Kartë memorie 16 GB, 30MB/s Ultra 10.

Filmimi duhet të jetë HD, 10 -15 sekonda, i vazhduar dhe jo montazh (one shot video). Nëse filmimet realizohen me telefon, telefoni duhet mbajtur horizontalisht.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat