Ndihmohen 30 familje të Drenasit me pako ushqimore dhe higjienike

Kosova

Ndihmohen 30 familje të Drenasit me pako ushqimore dhe higjienike

Më: 29 prill 2017 Në ora: 19:22
Ndihmohen qytetarët e Drenasit

Shoqata bamirëse "Jetimët e Ballkanit" kanë ndarë 30 paku ushqimore e higjienike për familjet ne nevojë në Komunën e Drenasit.

Me këtë rast, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ilir Shala ka falënderuar ne emër të kryetarit shoqatën për ndihmën e vazhdueshme të saj që i bënë në Komunën e Drenasit.

Drejtori Shala me këtë rast ka ndarë edhe një mirënjohje në shenjë falënderimi për shoqatën “Jetimët e Ballkanit”.

Përfaqësuesi i shoqatës, Halil Kastrati, ka falënderuar Komunën e Drenasit  e cila çdo herë ka qenë bashkëpunuese dhe e gatshme për t’i ndihmuar familjet skamnore.

Ai ka premtuar përkrahje edhe ne të ardhmen që t’i ndihmojë familjet të cilat kanë nevojë.? 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat