Nisin procedurat e shpalljes së tenderit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Kosova

Nisin procedurat e shpalljes së tenderit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë

Më: 12 maj 2017 Në ora: 13:26
Pamje nga takimi

Bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 08/143 të datës 28.04.2017 për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e projektit të autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, Komiteti Drejtues Ndërministror, në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim për aprovimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e segmentit “Kyqja në R6 (autostrada “Arbër Xhaferri”) deri në Bresalc, në gjatësi prej 21.6 kilometrash të autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”.

Vendimi bazohet në projektin e aprovuar nga komisioni i Ministrisë së Infrastrukturës me raportin nr. 07 3403 të datës 24.04.2017.

Me anë të këtij vendimi, Ministria e Infrastrukturës autorizohet që t’i zhvillojë procedurat e prokurimit dhe lidhjen e kontratës për projektin e autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” në përputhje me Ligjin mbi prokurimin publik.

Po ashtu, Ministria e Infrastrukturës është autorizuar që të themelojë Njësinë për Implementimin e Projektit.

Ky vendim është nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, ministri i financave Avdullah Hoti si dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Gjatësi e përgjithshme e autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” do të jetë 47.1 kilometra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat